Cungu : Do të vazhdojmë të ndihmojmë familjet në nevojë

Prej tvteuta13:36, 1 Prill 2020

Pesë shoqatat afariste të komunës së Ulqinit UBA , BKA , Rruga e Kripores, Hotelierët dhe Plazhistët, duke parë situatën e krijuar nga coronavirusi kanë filluar me mbledhjen e ndihmave për familjet në nevojë. Afaristi Nazif Cungu për Televizionin Teuta tha se gjërë më tani janë grumbulluar rreth 200 pako ushqimore të cilat u shpërndanë në kordinim me shtabin e emergjencave të Komunës së Ulqinit,dhe do të vazhdojnë edhe më tej me grumbullimin e pakove të tjera.  Cungu tha se hapi i rradhës është fokusimi  në problemet që kanë afaristët në përgjithësi si dhe të bëhen përgatitjet se si të veprohet pas kalimit të kësaj situate me qellim të ringritjes në këmbë të afarizmit në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio