CUNGU DHE NREKIQ TAKOHEN ME PUNËTORËT E KOMUNËS
Prej tvteuta22 March 2016
Kryetari i Komunës së Ulqinit  Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiq takimin e parë ia përkushtuan punëtorëve të administratës lokale. Fillimisht patën takim me kryeshefat dhe udheheqësit e sekretariateve e më pastaj edhe me nënpunësit lokal. Kryetari  Cungu gjatë takimit e cilësoi situatën financiare në Komunë dhe në ndermarrjet që financohen nga buxheti si shumë  të rënduar – pothuajse alarmante, duke shprehur optimizëm se mund të delet nga kjo situatë,por vetëm me angazhim e të gjithë të punësuarve, me disciplinë dhe punë permanente. Si prioritet Cungu veçoi përgatitjen e buxhetit dhe sezonin turistik. Ai tha që dyert e tija do të jenë  përherë të hapura për secilin punëtorë për çdo ide që ata do të kenë e ështe në interes dhe dobi të qytetit. Vlerësime të ngjashme dha edhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiq . Ai veçoi që në rrugëtimin që na pret mund të llogarisim në përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi.