Politikë Më shumë

CUNGU DERGON TELEGRAM MBESHTETJE PER QEVERINE TURKE

Prej tvteuta11:39, 17 Korrik 2016

Kryetari i Komunes se Ulqinit dhe njeherit Kryetari i Forces z. Nazif Cungu, me rastin e ngjarjeve te fundit ne Turqi, i ka derguar telegram mbeshtetjeje ambasades turke ne Podgorice, ne te cilen nder te tjera thuhet:

I nderuari Ambasador E.J. zotëri Serhat Galip

Me keqardhje I perjetuam çastet e ngjarjeve të fundit në Turqi, të cilat kanë tronditur tërë botën.

Më lejoni që në emër të popullit të cilin përfaqësoj, dhe në emrin tim personal të shpreh shqetësimin dhe vullnetin që në këto momente të vështira, të jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike turke të cilën e qeverisë z. Erdogan, për të mposhtur vlerat negative të tentativave qëllimkëqija.

Turqia është shtet I fuqishëm dhe pas ballafaqimit me këtë sfidë serioze,  do të vazhdojë të krijojë shtetin dhe institucionet edhe më të forta. Dëshirojmë që sistemi demokratik I qeverisë së Turqisë të vendosë sa më parë stabilitetin në funksionimin  e shtetit.

 

  • 1

    Radio