Aktuale Më shumë

“Çujan mori mbrojtje ndërkombëtare dhe duket se dikush në qeveri mori dhjetë milionë”

Prej tvteuta14:27, 4 Shkurt 2023

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Milan Knezheviq, komentoi informacionin se ish-bankieri rus Igor Çujan mori mbrojtje ndërkombëtare në Mal të Zi dhe tha se duket se “Igor ka marrë mbrojtje ndërkombëtare, dhe dikush në qeveri mori dhjetë milionë”.

“Dhe Telman Ismailov luan një kazaçok në dasmën e këshilltarit të Dritanit. Dhe pastaj thonë se kjo qeveri është antiruse. P.S. Askush nuk i ngjan Pushkinit si Dritani”, tha Knezheviq në një postim në Twitter.

Çujan ka marrë mbrojtje ndërkombëtare në Mal të Zi dhe nuk do të ekstradohet në Federatën Ruse, e cila është në kërkim të tij me akuzën e keqpërdorimit të rëndë financiar.

Ish-bankieri rus u arrestua në Tivat në tetor 2021 me urdhër të NCB Interpol Moskë.

  • 1

    Radio