Aktuale Më shumë

“Cuba ransomware” kërkon 3.6 milionë dollarë për lirimin e të dhënave

Prej tvteuta16:29, 7 Shtator 2022

Grupi kriminal “Cuba Ransomware”, i cili cilësohet si përgjegjës për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës qeveritare të Malit të Zi, kërkon 3.6 milionë dollarë për lirimin e të dhënave nga serveri i qeverisë, konfirmuan për “Dan”. “ në Ministrinë e administratës publike. Në këtë dikaster thonë se në atë shifër kanë arritur me iniciativën e një punonjësi që u ka dërguar u email sulmuesve, ndërsa nga këta të fundit nuk ka pasur kërkesë zyrtare.

“Siç e kemi paralajmëruar disa herë deri më tani, Qeveria e Malit të Zi nuk ka negociuar dhe nuk do të negociojë me grupin kriminal apo aktorë të tjerë që mund të qëndrojnë prapa këtij sulmi. Ne e dimë se një punonjës, kompjuteri i të cilit ishte i koduar i ka kontaktuar me iniciativën e tij dhe se është informuar se shuma e përfshirë ishte 3.6 milionë dollarë. Theksojmë se ky është një adresim i vetë-inicuar dhe se Qeveria nuk do të negociojë për këtë” – kanë bërë të ditur për “Dan” nga zyra e ministrit Dukaj.

Dy javë më parë, përfaqësuesit e qeverisë thanë se brenda shtatë ditësh do të dinë se sa dëme ka shkaktuar sulmi kibernetik, ndërsa të pyetur se çfarë është konstatuar deri më tani, në ministri thonë se në këtë moment mund të konfirmojnë përfundimisht se dëmi i shkaktuar përbëhet në kriptimit e rreth 150 stacioneve të punës në 11 institucione. Ata theksojnë aktualisht për këtë janë të angazhuar tre ekipe të ekspertëve të huaj të cilët pa kompenism financiar po punojnë për të zgjidhur problemin.

  • 1

    Radio