Sporti Më shumë

Cristiano Ronaldo drejt Napolit?

Prej tvteuta15:52, 25 Tetor 2022

Cristiano Ronaldo mund të transferohet te Napoli, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç shkruan gazeta britanike The Sun, Ronaldo dëshiron ta shkëpusë kontratën me Djajtë e Kuq, pasi trajneri Erik ten Hag e përjashtoi për ndeshjen ndaj Chelseat.

Gazetat britanike shkruajnë se portugezi do të ishte i hapur për një kalim te skuadra napolitane.

Sipas burimeve të The Sun, janë edhe disa klube angleze të interesuara për të si: Chelsea, Newcastle dhe Arsenal, por që destinacioni më real mbetet kthimi në Itali, pas aventurës me Juventusin.

Kujtojmë, Ronaldo gjatë kësaj vere kishte kërkuar largimin nga “Old Trafford”, mirëpo që munguan ofertat drejt tij, pavarësisht se ishte raportuar se një mori klubesh kishin interesim për të, por jo diçka konkrete.

Portugezi, gjatë këtij fillim sezoni në Premier League, ka startuar vetëm dy ndeshje, dhe ka shënuar një gol.

  • 1

    Radio