Covid 19 në Mal të Zi: 48 raste të reja, një viktimë
Prej tvteuta10 November 2022

Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 48 raste të reja me Covid 19, ndërsa një person 75 vjeçar nga Nikshiqi ka vdekur nga sëmundja. Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 13, Nikshiq 12, Budva 5, ndërsa në Ulqin 1 infeksion i ri. Gjatë kësaj kohe u shëruan 62 të infektuar, ndërsa rastet aktive janë 322, prej të cilëve 1 në Ulqin.