Covid 19 në Mal të Zi: 46 raste të reja
Prej tvteuta16:44, 9 Nëntor 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 46 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk ka pasur.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 15, Nikshiq 10, Plevlja 7, ndërsa në Ulqin asnjë infeksion i ri.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 68 të infektuar, ndërsa rastet aktive janë 337.