Covid 19 në Mal të Zi: 381 raste të reja dhe 3 viktima

Prej tvteuta13:35, 12 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1550  analiza,  nga të cilat 381 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 3 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 165 , 41 në Nikshiq, 32 në Budva kurse në Ulqin 6. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 408 pacientë .

  • 1

    Radio