Covid 19 në Mal të Zi: 378 infeksione të reja, 1 viktimë
Prej tvteuta23 August 2022

Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 378 raste të reja me Covid 19, ndërsa një person i moshës 97 vjeçare nga Plevlja, është viktima më e fundit nga kjo sëmundje. Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 152, Nikshiq 50, Bjello Polje 24, ndërsa në Ulqin 11 infeksione të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 628 persona, ndërsa rastet aktive janë 2927, prej të cilave 84 në Ulqin.