Covid 19 në Mal të Zi: 345 raste të reja dhe 12 viktima

Prej tvteuta20:59, 15 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1510  analiza,  nga të cilat 345 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 12 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 147 , 33 në Nikshiq, 32 në Budva, kurse në Ulqin janë 9 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 959 pacientë , ndrësa numri i rasteve aktive është 9454, prej të cilëve 115 në komunën e Ulqinit.

 

  • 1

    Radio