Covid 19 në Mal të Zi: 319 raste të reja dhe 4 viktima

Prej tvteuta18:32, 19 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1269  analiza për prezencën e Covid 19,  nga të cilat 319 kanë rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 4 humbje jete.  Bëhet fjalë për pacientë nga Berana, Nikshiqi dhe Podgorica. Më i moshuari kishte 84 vjetë, ndërma më i riu 48, njoftojnë nga ISHP.Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 128 , 53 në Nikshiq, 29 në Budva, 7 në Tuz, kurse në Ulqin janë regjistruar 3 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 297 pacientë , ndërsa numri i rasteve aktive është 9297, prej të cilëve 100 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio