Sociale Më shumë

Covid 19 në Mal të Zi: 21 raste të reja dhe një i vdekur. Pa raste në Ulqin

Prej tvteuta18:29, 6 Qershor 2021

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 21 raste të reja me Covid 19, nga 1160 analiza të kryera, tregojnë të dhënat e ISHP. Gjatë kësaj kohe një person i infektuar ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 8 të infektuar, Tivar Budva, Plevlja, Tuz dhe Tivat nga 2 raste, kurse nga 1 rast u regjistrua në Biello Polje, Nikshiq dhe Rozhajë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 45 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 642, nga të cilët 11 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio