Covid-19: 642 raste të reja dhe 7 viktima. 12 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:35, 3 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 2050 testime për Covid 19, nga të cilët 504 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 7 viktima nga sëmundja, ku më i riu kishte 59 ndërsa më i moshuari 84 vjet. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 215, Budva 95, Nikshiq 58  ndërsa në Ulqin u regjistruan 12 raste. Veçori e sotme është se raste të reja janë regjistruar në të gjitha komunat përveç Zhabljakut. Deri në orën 15.00 njoftohet për 368 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.471, prej të cilëve 56 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio