Covid-19: 577 raste të reja dhe 10 viktima. 18 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:54, 9 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1850 testime për Covid 19, nga të cilët 577 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 10 viktima nga sëmundja, të moshës nga 52 deri 90 vjeçare. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 218, Nikshiq 74, Budva 73, ndërsa në Ulqin u regjistruan 18 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 330 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.034, prej të cilëve 123 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio