Covid-19: 535 raste të reja dhe 5 viktima. 5 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:49, 5 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1810 testime për Covid 19, nga të cilët 535 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 5 viktima nga sëmundja, të moshës nga 75 deri 81 vjeçare. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 169, Budva 84, Nikshiq po ashtu 84, ndërsa në Ulqin u regjistruan 5 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 404 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.659, prej të cilëve 65 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio