Covid-19: 476 raste të reja dhe 11 viktima. Vërtetohet prezenca e variantit britanik

Prej tvteuta19:06, 16 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1822 testime për Covid 19, nga të cilët 476 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 11 viktima nga sëmundja, prej të cilëve 3 janë nga Ulqini. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 169,  Budva 64, Nikshiq 59, ndërsa në Ulqin u regjistruan 16 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 495 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.632, prej të cilëve 248 në komunën e Ulqinit. Nga ISHP njoftohet se kanë arritur edhe rezultatet e analizave të dërguara në Berlin për të verifikuar prezencën e variantit britanik të virusit. Analizat kanë treguar se në 7 raste është prezent varianti britanik, por që tashmë pjesmarrja e tij në infeksionit totale duhet të jetë shumë më e lartë.

  • 1

    Radio