COVID-19: 458 raste të reja, 6 viktima

Prej tvteuta15:32, 13 Nëntor 2021

 

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 458 raste të reja me Covid-19, dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 51 deri në atë 81 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 151, Nikshiq 85, Bijello Polje dhe Herceg Novi nga 26,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 5 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 615 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 5444 nga të cilët 66 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio