Sociale Më shumë

Covid-19: 414 raste dhe 10 viktima. Në Ulqin 10 raste

Prej tvteuta16:42, 30 Mars 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë analizuar 1825 mostra për  prezencën e Covid 19, prej të cilave 414 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 10 persona e humbën jetën, nga mosha 55 deri në atë 83 vjeçare.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 131 raste,  Nikshiqi 74,  Biello Polje 34, kurse në Ulqin u regjistruan 10 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  552 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6620, prej të cilëve 211 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio