Covid-19: 386 raste dhe 8 viktima. Në Ulqin 13 raste
Prej tvteuta16:12, 31 Mars 2021
Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë analizuar 1699 mostra për prezencën e Covid 19, prej të cilave 386 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 8 persona e humbën jetën, një prej të cilëve nga Ulqini. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 118 raste, Nikshiqi 64, Berane 45, kurse në Ulqin u regjistruan 13 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 552 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6446, prej të cilëve 202 në komunën e Ulqinit.