Covid-19 : 382 raste të reja dhe 6 viktima. Pa raste në Ulqin

Prej tvteuta19:32, 26 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1555 testime për Covid 19, nga të cilët 382 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete.  Bëhet fjalë për   pacientë nga Podgorica, Tivari dhe Cetina. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 142, Nikshiq 63, Tuz 6, ndërsa në Ulqin nuk ka pasur raste të reja. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 253 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.370, prej të cilëve 79 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio