COVID-19: 203 raste të reja
Prej tvteuta13 September 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 203 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk ka pasur. Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 98, Nikshiq 34, Tivar 16, ndërsa në Ulqin janë regjistruar 6 infeksione të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 182 të infektuar, ndërsa rastet aktive janë 1067, nga të cilët 6 në Ulqin.