Sociale Më shumë

Covid-19 : 144 raste të reja dhe 9 viktima. 5 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:44, 19 Prill 2021

Në Mal të Zi janë regjistruar 144 raste të reja me Covid 19, nga 988 analiza të kryera, njofuan nga ISHP. Gjatë kësaj kohe 9 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, një prej të cilëve nga komuna e Tuzit. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 58,  Nikshiq 18, Plevlja 14, kurse në Ulqin u regjistruan 5 raste. Gjatë kësaj kohe raportohet për 216 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 3142, nga të cilët 41 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio