Sociale Më shumë

Covid-19 : 139 raste të reja dhe 7 viktima. Pa raste në Ulqin

Prej tvteuta18:31, 22 Prill 2021

Në Mal të Zi janë regjistruar 139 raste të reja me Covid 19, nga 1209 analiza të kryera, njoftuan nga ISHP. Gjatë kësaj kohe 7 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, prej moshës 47 deri në atë 87 vjeçare. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 37,  Nikshiq 17, Plevlja 16, kurse në Ulqin nuk pati raste të reja. Gjatë kësaj kohe raportohet për 226 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2835, nga të cilët 38 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio