Aktuale Më shumë

Covid-19: 122 raste të reja

Prej tvteuta16:04, 25 Shtator 2022

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 122 raste të reja të infektimit me koronavirus, njoftoi Instituti për Shëndet Publik. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Instituti për Shëndet Publik njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostifikimin e infeksionit me koronavirus kanë përfunduar analizat të shtunën dhe kanë dorëzuar rezultatet për 930 mostra.

Rastet e reja të zbuluara janë: Podgoricë 41, Nikshiqi 29, Tivar 16, Budva tetë, Kotorri dhe Cetina nga gjashtë, Herceg Novi katër, Berane tre, Danillovgrad, Plevla dhe Tivat nga dy dhe Kolashin, Ulqin dhe Zhablak nga një.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 134 pacientë.

Në Mal të Zi janë 1074 raste aktive të koronavirusit.

  • 1

    Radio