Aktuale Më shumë

Çmimi i bukës nuk do të rritet?

Prej tvteuta18:25, 8 Shtator 2022

Çmimet e bukës në Mal të Zi do të mbeten të njëjta dhe nuk do të ketë korrigjim, thanë nga Ministria e Bujqësisë pas takimit me Shoqatën e Bukëpjekësve të Malit të Zi. Një nga temat ishte sigurimi i vazhdimësisë së ofertës dhe konkurrueshmërisë së çmimit të miellit.

“Marrëveshja është që furrtarët industrialë të përgatisin sasitë që u nevojiten deri për Vitin e Ri. Ministritë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik organizojnë takime me qëllim që të prokurojnë ato inpute me çmime sa më të favorshme. Definitivisht nuk do të ketë korrigjim të çmimeve dhe çmimet e bukës do të mbeten në të njëjtin nivel”, tha drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Miroslav Cimbaljeviq.

  • 1

    Radio