Sociale Më shumë

Çmimet e pemëve dhe perimeve në treg më të larta se në markete

Prej tvteuta13:05, 20 Prill 2021

Kemi vizituar  sot tregun e pemë-perimeve dhe u vërtetuam se në përgjithësi çmimet  e disa artikujve  janë vetëm për ata me fuqi të lartë blerëse.Ditë tregu, por shumë pak blerës,ndërsa  edhe stendet  nuk është se ishin të gjitha të mbushura.Shitësit thonë se çmimet janë të arsyeshme,e sidomos kurë bëhet fjalë për produkte vendase,por blerësit janë ata që ankohen në çmime të larta.

Çmim rekord në treg sot mbanin dredhzat  ku për një kilogram duhet ndarë 5 euro,3 euro është çmimi për një kilogram speca dhe paltixhana,lakra sezonale në treg sot kushton 1,50,  ndërkaq të njëjtin çmim duhet ndarë edhe për patatet e reja ,dhe një kilogram sallatë jeshile.

Pemët   arrore kanë çmime më të larta dhe shumë kush nuk mund as ti shijojnë.Arrat,bajamat,lajthijat mbajnë të njëjtin çmim ,për një kilogram duhet ndarë 10 euro.

Tregtarët ishin të një fjale periudha para pandemia ishte periudhë ku ka pasur së paku 50% më shumë fitesë,por shprehen të kënaqur edhe me këtë shitje,ata thanë se fuqia blerëse ka rënë dukshëm si pasojë e krizës ekonomike nga  kovid 19.Ndërkaq neve u vërtetuam se shumica e perimeve dhe pemëve në treg kanë çmim më të lartë se në markete.

H.Nelaj

  • 1

    Radio