Aktuale Më shumë

Çmimet e naftës do të mbesin të ulëta

Prej tvteuta14:47, 14 Mars 2016

Duket se çmimi global i naftës edhe për një kohë të gjatë, do të vazhdojë të qëndrojë në nivelet më të ulëta historike.

Christoph Frei, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Energjisë, thotë se çmimi i naftës nuk pritet të shkojë aty ku ka qenë 18 muaj më parë. “Ajo ç’ka ne po shohim aktualisht në treg është e vërtetë për naftën, por edhe për gazin natyror.

Me këtë çmim ne kemi super furnizim, por në këtë situatë nuk shohim rritje të çmimit, së paku në terma afat-shkurtër”, deklaroi ai. Çmimi i naftës sipas Këshillit Botëror të Energjisë mund të variojë mes 40-60 dollarë për fuçi, përgjatë të gjithë vitit 2016 .

  • 1

    Radio