Çmimet e karburantit më shtrenjtë
Prej tvteuta18 October 2016
Prej sot çmimet e karburantit në Mal të Zi do të jenë 5 cent më shtrenjtë , njoftojnë nga Ministria e ekonomisë. Çmimi i benzinës eurosuper 95 do të jetë 1,12 euro, kurse asaj 98 1,16 euro. Çmimi i naftës eurodizel po ashtu do të rritet për 5 cent dhe do të kushtojë 99 cent.