Aktuale Më shumë

Çmimet e energjisë elektrike mund të rriten 10-20%

Prej tvteuta12:10, 10 Tetor 2022

Agjencia Rregullatore e Energjisë dhe Shërbimeve Komunale (REGAGEN) do të miratojë rritjen e çmimit të shërbimeve të rrjetit të energjisë elektrike për vitin 2023, e cila sigurisht do të sjellë rritje të faturave prej 10 deri në 20 për qind.

Çmimet e shërbimeve të rrjetit janë pjesë e faturës së dedikuar për Sistemin e Shpërndarjes Elektrike të Malit të Zi (CEDIS). Këtë për “Vijesti” e kanë konfirmuar nga Elektroekonomia e Malit të Zi pasi Dhoma e Tregtisë (PKCG) ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë elektrike për ekonominë të mos jetë në përqindje më e lartë se ajo për amvisëritë, në se çmimet e energjisë elektrike rriten si rezultat i krizës.

Çmimi i një megavati në Mal të Zi në thelb është rreth 55 euro.

  • 1

    Radio