Aktuale Më shumë

Clinton rikthehet: Më jepni mundësinë të jem presidentja juaj

Prej tvteuta10:05, 16 Shtator 2016

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton rifilloi fushatën pas disa ditësh ndërprerje për shkak te pneumonisë, por rivali i saj republikan Donald Trump po vë në pikëpyetje nivelin e saj të energjisë.“Koha në shtëpi më ndihmoi për të reflektuar”, deklaroi Hillary Clinton, pasi iu rikthye fushatës me rekomandimin e mjekut se ajo është e aftë për ta përballuar dhe pse jo për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.“Më jepni mundësinë të jem presidentja juaj”, tha Clinton nga mitingu i saj në Karolinën e Veriut.

Të dy kandidatët janë ndër më të vjetrit që kanë garuar ndonjëherë për Shtëpinë e Bardhë.  Nëse president do të zgjidhej Donald Trumpi 70-vjeçar, atëherë ai do të ishte politikani më i moshuar që ulet në zyrën ovale.

  • 1

    Radio