Sporti

Sporti Më shumë

City e mposht bindshëm Unitedin me rezultat 6:3

Prej tvteuta3 October 2022

Manchester City e ka dërmuar Manchester Unitedin në derbin lokal. “Citizens” triumfuan me rezultat 6:3 në “Etihad Stadium”. Të kaltrit kaluan në epërsi në minutën e 8-të me Phil Foden. Në minutën e 34-të doli në skenë bomberi norvegjez Erling Haaland. Haaland realizoi për 2:0. Ai qëlloi cakun sërish në minutën e 37-të. Foden golin e dytë e realizoi në minutën e 44-të. 45 minutat e parë u mbyllën me rezultat 4:0. “Djajtë e kuq” realizuan në minutën e 56-të me Anthony Santos, duke e ngushtuar rezultatin në 4:1. E City nuk u ndal me kaq. Për 5:1 realizoi sërish norvegjezi. E golin e 6-të për Manchester Cityn e shënoi Foden në minutën e 73-të. Deri në fund të takimit United realizoi edhe dy herë me Anthony Martial, në minutën e 84-të dhe krejt në fund nga pika e bardhë.