Aktuale Më shumë

“Cilësia e të dhënave të regjistrimit varet nga pjesëmarrja juaj”

Prej tvteuta13:14, 3 Dhjetor 2023

Drejtori i Drejtorisë së Statistikave të Monstatit, Mirosllav Pejoviq, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë mikpritës të mirë dhe të hapin dyert e shtëpive të tyre për regjistruesit. Ai theksoi se qytetarët janë kontrolluesit më të mirë të këtij procesi, sepse secili ka mundësinë që personalisht, pa ndërmjetës dhe ekskluzivisht për veten e tij, të kontrollojë besueshmërinë e të dhënave të futura në bazën e të dhënave të regjistrimit.

“Cilësia e të dhënave të regjistrimit varet nga pjesëmarrja juaj në regjistrim, në bazë të së cilës do të bëhen politikat e ardhshme publike me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës”, thotë Pejoviq.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe një herë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e tyre, si dhe të gjithë punonjësit e MONSTAT-it, instruktorët dhe regjistruesit shtetërorë dhe komunalë për gjithçka që është bërë në këtë proces deri më tani. “Gëzuar fillimin e regjistrimit, të gjithë të kontribuojmë në realizimin e suksesshëm të tij”, tha Pejoviq.

  • 1

    Radio