Aktuale Më shumë

Çifti Kurmemaj jep donacion prej 100 mijë dollar për 73 persona me diabet të tipit A

Prej tvteuta15:52, 30 Gusht 2022

Përmes Fondit humanitar “Trojet tona” u bë edhe një donacion i radhës tejet i rëndësishëm per personat që vuajnë nga diabeti i tipit A. Donacioni u sigurua nga çifti Dina dhe Ahmet Kurmemaj, bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, kurse shuma mban vlerën prej 100 mijë dollar. Përfitues janë 73 persona me diabet të tipit A,kryesisht të moshës së re nga disa Komuna, siç janë: nga Ulqini – 23, nga Tivari -29 dhe nga Plava e Gucia – 21 persona.

Në emër të Fondit humanitar “Trojet tona” dhe donatorve, fjalën e rastit e mbajti projekt menaxherja Vjollca Lika Çobaj, e cila e prezantoi më detajisht aktivitetin e donimit dhe prezantoi donatoret Dina dhe Ahmet Kurmemaj.

“Familja Kurmemaj jeton prej shumë viteve në SHBA mirëpo ata gjithmonë tregojnë për lidhjen e tyre të veçantë me vendin e vet dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar dhe kontribuar aty ku ka më së shumti nevojë. Për familjen Kurmemaj ndër prioritetet kryesore për të ndihmuar gjithmonë kanë qenë pikërisht grupet më të rrezikuara të shoqërisë siç janë fëmijët, të moshuarit, individët me gjendje të rënduar shëndetsore si dhe personat me pengesa në zhvillim. Poashtu, gjatë këtyre viteve ato kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar me donacionet e tyre institucionet jetike si shtëpitë e shëndetit, spitalet, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat ditore për fëmijë. Kontributi i familjes Kurmemaj deri më tani kam vlerën e rreth gjysëm million dollarë dhe shtrihet gati në të gjitha komunat në Mal të Zi – Podgoricë, Nikshiq, Bijelo Pole, Tivar, Ulqin”, tha ndër të tjera Lika Çobaj.

Ajo poashtu spjegoi se Ideja fillestare ishte sigurimi i pajisjeve/senzorit i cili në masë të madhe do të lehtësonte procesin e përcjelljes së nivelit të sheqerit duke evituar thumbimin e shpeshtë mirëpo për shkak të lehtësimit të sigurimit të këtij aparati jashë Malit të Zi, është vendosur që tu jepet vlera e aparatit e cila kap koston prej 1.300 euro për secilin person.

Në këtë ceremoni të donacionit fjalën përshëndetëse e mbajti edhe kryetari i komunës së Ulqinit Omer Bajrktari, I cili falenderoi ciftin Kurmemaj  për këtë donacion kaq të vlefshëm për personat me diabet, por edhe për  komunitetin në përgjithësi.

Në emër të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, të pranishmit I përshëndeti drejtoresha Dr Sadije Hollaj, e cila falenderoi pa masë donatorët Dina dhe Ahmet Kurmemaj për ndihmën tejet të vlefshme  që u kanë bërë personave me diabet, duke theksuar poashtu edhe donacionet e shumta me të cilat diaspora ka ndihmuar vendljindjen, sidomos ne kohen e pandemise.

Ndarje të momenteve të veçanta me të pranishmit kishte Doktoresha endokrinologe, Valentina Kaliniq, e cila përveç anës profesionale dhe konsulences së vazhdueshme qe e bën me secilin person qe I drejtohet, ajo poashtu ndau edhe përvojën e bashkëpunimit shumevjecar me Familjen Kurmemaj.

Komuna e Plavës dhe Gucisë poashtu ishin përfituese të këtij donacioni, ku 21 persona me diabet do të marrin donacionin prej 1300 euro për blerjen e senzorit për përcjelljen e nivelit të sheqerit. Në emër të Fondacionit humanitar Plavë Guci, të pranishmit I përshëndeti  Shaban Prelvukaj.

Veneranda Gjonaj është zonja shembull e sfidës me diabetin. Ajo edhe përkundër cdo veshtiresie qe I dha kjo semundje përgjatë 30 viteve, arriti ti tejkalojë të gjitha dhe të krijojë familjen e mrrekullueshme. Veneranda tregon shembullin më të mire të jetës, kur djali I saj, si rezultat I deshires qe ti ndihmojë nënës në shërimin e diabetit, ai sot ne univerizitetin e Malit të Zi renditet si shembulli me I mire I studenteve të mjekësisë. Gjonaj tha se gjëja më e rëndësishme për të sfiduar diabetin është disciplina e plotë dhe respektimi I rregullave dhe këshillave mjekësore.

Pas përfundimit të ceremonies, u mbajt edhe një koktej I rastit, kurse ekipi I shkelqyeshem I mjekëve dhe motrave  nga Shtëpia e shëndetit në Ulqin, si gjithmonë të përkushtuar ndaj secilit person që ka nevoj për mbështetje, vazhduan më tutje bashkëbisedimin konsultativ human me të pranishmit.

Ky ishte një aktivitet humanitarë nga çifti Kurmemaj, të cilët në këtë rast për personat me diabet dhanë donacionin në vlerë prej 100 000 dollar, mirëpo, kontributi i tyre nuk përfundon këtu. Familja Kurmemaj në muajt e ardhshëm planifikon donacionin tjetër në vlerë prej 150 000 dollar për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve për spitalin e Tivarit.

Për të ndjekur shembullin që na japin bashkëatdhetarët tanë, ky donacion nuk ka vetëm peshën e mjeteve që shpërndahen sa ka edhe mesazhin e mbështetjes dhe solidarizimit, të vetdijësohemi, ti gjendemi afër dhe ndihmojmë njëri tjetrin, ky është edhe mesazhi  përfundimtarë  nga ky aktivitet  humanitar.

  • 1

    Radio