Champions League rikthehet sonte, këto janë ndeshjet më të rëndësishme

Prej tvteuta19:20, 11 Tetor 2022

Sonte rikthehet gara më me nam në futboll, Champions League.

Ndeshjet më interesante do të jenë ajo mes Milanit dhe Chelseat dhe ajo mes Maccabi Haifas dhe Juventusit.

Milani do të jetë nikoqir i Chelseat, ndeshje që do të luhet për vendin e dytë në grup, duke mos marrë parasysh rezultatin mes Dinamo Zagrebit dhe Salzburgut.

Chelsea momentalisht ka katër pikë, aq sa ka edhe Milani i cili është në vendin e tretë, pozitë kjo që e çon në Europa League.

Milani në këtë takim ka shtatë mungesa, ku më të theksuarat janë ajo e Ibrahimoviq, Kjaer dhe Florenzit.

Ndërsa, në anën tjetër Chelsea ka tri mungesa, ku më e rëndësishmja është ajo e Ngolo Kantes.

Ndërsa, Juventusit i duhet patjetër tri pikë të plota nga takimi me Maccabi Haifan, në rast se do që të vazhdojë ëndrrën për një vend të dytë në mënyrë që ta vazhdojë pjesëmarrjen në Champions.

Vendin e parë dhe të dytë e ndajnë PSG dhe Benfica me shtatë pikë, Juventusi mban pozitën e tretë me vetëm tri pikë, ndërsa Maccabi Haifa është në vendin e katërt me asnjë pikë.

Juventusi në këtë takim ka gjashtë mungesa, ku më e rëndësishmja është ajo e Paul Pogbas, Chiesas dhe De Sciglios.

Në anën tjetër, Maccabi Haifa ka katër mungesa, ku ekipi izraelit nuk mund të llogaris në shërbimet e Hazizas, Jaber, Meir dhe Podgoreanu.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte:

Copenhagen – Manchester City

Maccabi Haifa – Juventus

Milan – Chelsea

Celtic – Leipzig

Dinamo Zagreb – Salzburg

Dortmund – Sevilla

PSG – Benifca

Shakhtar Donetsk – Real Madrid

  • 1

    Radio