Aktuale Më shumë

Ceka: “Pagesat e para për shtesat e fëmijëve të sapolindur do të fillojnë nga gjysma e muajit mars”

Prej tvteuta14:04, 7 Shkurt 2023

Prindërit e të gjitha foshnjave të lindura në Mal të Zi do të marrin kompensim të shtuar për të sapolindurit, i cili tani shkon në 900 euro, ose 1000 euro nëse janë përfitues të sigurisë materiale.

Në prag të Vitit të Ri, Kuvendi i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve, me të cilat përfundimisht u përmbush premtimi nga marsi i vitit 2022 për rritjen e përfitimeve për të sapolindurit.

“Ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Mbrojtjen sociale dhe të Fëmijëve çon drejtë një krijimi të një ligji më të favorshëm që i referohet fëmijëve të sapolindur. Ndryshime të tilla janë bërë edhe në ndihmën e fëmijëve ku prindërit tani prej ndihmës prej 126 eurove të më parshme kanë të drejtë të marrin 900 euro, gjegjësisht 1000 euro për shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë materiale. Është kjo një shumë mjaft domethënëse për prindërit”, deklaroi për Televizionin Teuta, Mirsada Ceka , Udhëheqëse e Qendrës për Punë Sociale, njësia rajonale Ulqin.

Ceka shton se aplikimi është jashtëzakonisht i thjeshtë, dhe se qytetarët qëndrojnë në qendër për punë sociale vetëm disa minuta.

Procedura është mjaft e lehtë, prindërit janë të detyruar që në zyrën tonë pranuese të dorëzojnë certifikatën e lindjes së fëmijës, letërnjoftimin e tyre me qellim që të vëretohet vendbanimi. Një përjashtim bëhet për prindërit e divorcuar, ku përveç certifikatës së lindjes dhe letërnjoftimit duhet patjetër të dorëzojnë edhe vendimin e gjykatës për të vërtetuar se cili prej prindërve ushtron të drejtën prindërore ndaj fëmijëve”, bëri të ditur Ceka.

Pagesa e këtyre mjeteve bëhet pas një kohe relativisht të shkurtër pas kërkesës së prindërve.Ligji do të zbatohet edhe në mënyrë retroaktive, ndaj masa e re e përfitimeve do të zbatohet edhe për foshnjat e lindura në vitin 2022.

Fëmijtë të cilët kanë lindur në vitin 2021 dhe nuk e kanë shfrytëzuar atë të drejtë, çdo afat ligjor ka skaduar dhe nuk mund të jenë përfitues të këtyre mjeteve. Ndërsa për fëmijët të cilët e kanë shfrytëzuar atë të drejtë atëherë prindërit kanë të drejtë të bëjnë kërkesën e tyre deri me datë 17 prill dhe të marrin dallimin e mbetur të kësaj shume.

Kërkesa e prindërve të fëmijëve të  lindur në vitin 2023 mund të bëhet brenda një viti nga dita e lindjes.

Në rast të lindjes së binjokëve të dy prej fëmijëve kanë te drejtë të jenë përfitues së këtyre mjeteve”, deklaroi për Televizionin Teuta, Mirsada Ceka , Udhëheqëse e Qendrës për Punë Sociale, njësia rajonale Ulqin.

Në fund Ceka shton se patjetër që kjo është një sfidë edhe për kolektivin e kësaj njësie në Ulqin, por ajo shprehet se: “Edhe pse jemi një kolektiv mjaft i vogël, jemi mjaft bashkëpunues ku çdonjëri nga ne jep kontributin me qellim të organizimit sa më të mirë të punëve, me qellim që prindërit të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtat e tyre me lehtësi pa pritur në rradha, dhe gjithsesi të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre brenda afatit ligjor.

Sipas të dhënave statistikore, në Mal të Zi lindin rreth 7000 fëmijë në vit. Në nivel vjetor është e nevojshme të sigurohen mjete në vlerë prej rreth 6.8 milionë euro për pagesën e tarifës së përmendur.

Shuma e deklaruar e ndihmës së njëhershme për një fëmijë të porsalindur, si më parë, është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht nga gjendja financiare e familjes. Theksohet se vetëm me vendosjen e kartës sociale në Mal të Zi do të krijohen parakushtet që lartësia e kompensimit për një fëmijë të porsalindur të përcaktohet në varësi të gjendjes financiare të familjes.

  • 1

    Radio