Aktuale Më shumë

CEDEM kërkon qasje në nënshkrimet për përkrahjen e listave partiake

Prej tvteuta09:55, 7 Shtator 2016

Organizata joqeveritare Qendra për tranzicion demokratik , kërkon nga partitë politike që ti mundësojnë kësaj organizate qasjen në nënhkrimet e mbledhura për përkrahjen e listave zgjedhore, dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në transparencën e procesit zgjedhor.

Kjo organizatë me 29 gusht është akredituar nga Komisioni qendror zgjedhor për përcjelljen e zgjedhjeve parlamentare të tetorit, në mënyrë që të sigurohet monitorim sa më i mirë i mbledhje së nënshkrimeve për listat zgjedhore.

Nga kjo organizatë thonë se janë të vetëdijshëm për kufizimet që paraqet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale në monitorimin e mbedhjes së nënshkrimeve, por është në interes të të gjithëve që keqpërdorimet dhe manipulimet me të dhënat e qytetarëve të eliminohen në masë sa më të madhe.

  • 1

    Radio