ÇDO GJË ISHTE PUBLIKE DHE TRANSPARENTE
Prej tvteuta13 April 2015
Shërbimi i Financave të Komunës së Ulqinit , në faqen zyrtare të Internetit të Komunës së Ulqinit ditën e hënë ka postuar një reagim në të cilin ndër të tjera thuhet, se “në disa media janë plasuar të pavërteta, lidhur me blerjen e automjeteve për nevoja të Komunës Andaj, për shkak të transparencës dhe mënjanimit të hijeve të dyshimit njoftojmë opinionin e gjerë me rrjedhën e procedurës së blerjes së automjeteve. Në konkurs ndër të tjera thuhet se blerja e automjeteve ka qënë e planifikuar me buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2014 dhe plani i prokurimeve publike për të njëjtin vit.Tenderi është shpallur publikisht në sajtin e prokurimeve publike të Malit të Zi. Ka qenë i hapur dhe publik, me të drejtë konkurimi të cdo ofertuesi nga vendi dhe jashtë Malit të Zi.