Sporti Më shumë

Carlos Alcaraz fiton US Openin dhe bëhet tenisti më i ri në krye të listës ATP-së

Prej tvteuta20:09, 12 Shtator 2022

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mposhti Casper Ruudin nga Norvegjia në finalen e US Open, e zhvilluar të dielën mbrëma, sipas kohës lokale në SHBA, dhe përveç titullit të Grand Slamit, kjo fitore ia siguroi edhe vendin e parë në listën ATP, duke bërë histori si tenisti më i ri në krye të saj. Alcaraz është 19 vjeç e katër muaj dhe rekordin e mbante Lleyton Hewitt, i cili zuri vendin e parë kur ishte 20 vjeç e nëntë muaj (2001).

Në finalen e US Open, Alcaraz mundi Ruudin me 3:1 në sete (6-4, 2-6, 7-6, 6-3) në një meç që zgjati tri orë e 22 minuta.

Alcaraz, një specialist në fushën “me baltë”, u bë gjithashtu fituesi më i ri i një turneu Grand Slam në konkurrencën individuale për meshkuj që kur bashkatdhetari i tij, Rafael Nadal fitoi të parin nga titujt e tij të shumtë në qershor të vitit 2005.

“Kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur kam qenë fëmijë, të jem nr. 1 në botë, të jem kampion”, tha Alcaraz, duke shtuar se po mendonte për disa nga anëtarët e familjes së tij që nuk mund të ishin në SHBA për finalen e madhe.

Alcaraz luajti tri meçe radhazi me pesë sete rrugës për në finale, duke përfshirë të dytin që ishte më i gjati në historinë e US Open, kur mposhti Jannik Sinnerin në çerekfinale, të enjten.

Gjatë US Open, spanjolli kënaqi tifozët me shpejtësinë, luftën dhe goditjet e shkëlqyera. Kjo fitore, besojnë shumë ekspertë, mund të jetë e para nga shumë tituj Grand Slam gjatë karrierës së tij.

“Unë gjithmonë them se nuk ka vend për lodhje në raundin e fundit të një Grand Slami. Duhet të japësh gjithçka që ke brenda”, tha ai

  • 1

    Radio