Sociale Më shumë

Camaj: Ruani shëndetin, mbani pastërtinë

Prej tvteuta20:16, 2 Prill 2020

SHPK “Komunale”-Tuz ka bërë apel tek qytetarët e Komunës së Tuzit që të jenë të kujdesshëm ndaj shëndetit personal dhe publik duke e mbajtur pastërtinë.

Drejtori I kësaj ndërmarrje Nikollë Camaj, njoftoi se për këtë qëllim, SHPK “Komunale” ka siguruar thasë plasmasi, të cilët i sjellin vullnetarët e komunës, me kërkesë që mbeturinat t’i depozitojnë në ata thasë dhe  pastaj t’i qesin në koshat e mbeturinave/kontejnerë, ose te hyrja e shtëpisë, prej ku do t’i marrë sherbimi i pastrimeve publike.

Camaj apelon tek qytetarët që  thasët asesi të mos I qesin pranë kontejnerëve dhe ne deponi të egra, duke I ftuar të mbajnë pastërtinë së bashku me qendrimin në shtëpi, në mënyrë që tu ndihmojnë që të dalin  sa më parë, e me sa më pak pasoja, nga kjo situate.

Drejtori Camaj e perfundon apelin me mesazhin:

#TaRuajmëShëndetin
#TëRimëNëShtëpi
#KomunaljaNëSherbiminTuaj

Me respekt,
Nikollë Camaj, drejtor i SHPK “Komunale”-Tuz

  • 1

    Radio