Cakuli : Rregullimi i shetitores para sezonit veror
Prej tvteuta23 November 2016

Një shetitore e re për kembësorë pritet që ti shtohet bregdetit të Ulqinit. Bëhet fjalë për ndertimin dhe rregullimin e shtegut prej Hotelit Albatros e deri tek Kepi i Gjeranave. Kryetari i Këshillit drejtues të NP Të Mirat Detare, Xhaudet Cakuli, deklaroi për Televizionin Teuta se në bazë të Planit financiar të të Mirave Detare për vitin 2016 nga data 16 nëntor, është shpallur thirja publike për përpilimin e projektit kryesor, për ndertimin dhe rregullimin e këtij shtegu. Kjo thirje publike do të jetë e hapur deri me datën 23 dhjetor te viti 2016. Cakuli tha se sipas kushteve urbanistiko teknike dhe detyrës projektuese, shetitorja do të ketë gjatësinë rreth 2500 metra dhe me gjerësi 1,5 metra. Në qoftë se procesi i tenderimit përfundon me sukses dhe pa ankimime atëherë realizimi i këtij projekti pritet që të realizohet para fillimit të sezonit veror 2017. Kryetari i Këshillit drejtues të NP Të Mirat Detare, Xhaudet Cakuli ,shtoj se brenda këtij viti, pritet edhe hajpa e prokurimit publik për vendosjen e vinçit në Kacemen e Plazhit të Vogel, i cili do të shërbej për nxjerrjen dhe vendosjen e barkave në det.