BUSTI I NËNËS TEREZE NË GJERMANI
Prej tvteuta16 June 2015
Busti i bronztë i Nënës Terezë, i punuar nga skulptori, Akademik Mal Myrtaj, do të inaugurohet të shtunën, 20 qershor, në ora 12:00 në Stingen të Gjermanisë. Vendosja e bustit do të bëhet në mes të parqeve të bukura të spitalit të fëmijëve, të Bodensee Hegau. Inaugurimi i bustit do të bëhet nga kryetari i komunës, Bernd Hausler dhe Konsulli i Kosovës në Shtutgard, Faket Kajtazi.