Busti i Nënë Terezës vendoset në Pallatin Presidencial të Maltës
Prej tvteuta13:37, 29 Mars 2016
Busti i bamirëses shqiptare, Nënë Tereza është vendosur në Pallatin Presidencial të Maltës. Inaugurimi u bë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologia e saj e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.
Busti i është dhuruar Maltës nga Presidentja Jahjaga në emër të qytetarëve të Kosovës.Busti i Nenë Terezës u inaugurua në Pallatin Presidencial San Anton në Attard të Maltës. Ky inaugurim u bë për të shënuar vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë.