Bursa për studentët e talentuar
Prej tvteuta3 November 2016

Nga data 26 tetor është hapur konkursi publik për ndarjen e bursave studentëve të talentuar për vitin akademik 2016/2017. Sekretaria e sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore Gjina Daboviq për Televizionin Teuta tha se Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt, më të mirë, të vitit të II – të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Komunës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte: Kandidati (studenti) i paraqitur ne konkurs duhet të ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve. Komuna e Ulqinit, duke pasur parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5. Së bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet të dorëzoj edhe:
- Fotokopjen e letër njoftimit ose çertifikatën e nënshtetësisë
- Vërtetimin e vendbanimit
- Vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik
- Vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik
- Vërtetimin e notës mesatare për vitin e kaluar.
- Numrin e telefonit celular ose fiks
- Të dhënat mbi zhiro llogarinë e studentit.