Aktuale Më shumë

BUNDESTAGU KRITIKON ASHPER QEVERINE SHQIPTARE

Prej tvteuta16:12, 24 Maj 2015

Ministri i Jashtëm shqiptar ka bërë një veprim tipik ballkanik, duke u vonuar në takimin me deputetët gjerman në Komisionin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Burime të brenda takimit i thanë medias shqipe se ajo që e prishi që në fillim atmosferën ishte vonesa 30 minutëshe e ministrit të jashtëm shqiptar që nuk u pa me sy të mirë nga deputetët gjermanë.

Sapo Bushati është ulur kanë filluar kritikat e deputetëve gjermanë mbi reformat dhe gjendjen në Shqipëri. Të njëjtat burime thanë per mediat shqipe se deputetët gjermanë i mëshuan me forcë mospërmbushjes së reformave të vendosura nga BE. Në takim u ngrit edhe çështja “Doshi” si dhe reforma territoriale që sipas tyre ka krijuar “salamandra territoriale”.
Ministri i jashtëm shqiptar i gjendur “në breshrin” e kritikave i ka kundërshtuar, por deputetët gjermanë nuk janë ndalur. Ata kanë kërkuar shpjegime për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë e Madhe, për situatën në Maqedoni, etj. Gjermanët e kundërshtuan ashpër deklaratën e Ramës për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ata nënvizuan se Bundestagu gjerman nuk ka respektuar asnjëherë deklarata të tilla të papërgjegjshme, jo-serioze dhe që sjellin shqetësime në rajon.

Megjithëse takimi nisi me 30 minuta vonesë ai u mbyll fiks në kohën e përcaktuar më herët duke i dhënë të kuptojë kryediplomatit shqiptar se ishte ai shkaku i vonesës së takimit që për gjermanët mbetet e papranueshme.

  • 1

    Radio