Aktuale Më shumë

Bullajiq u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së të hyrave dhe doganave

Prej tvteuta15:31, 6 Tetor 2022

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi propozimin e ministrit të Financave Aleksandar Damjanoviq dhe emëroi Vladimir Bullajiq ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së të hyrave dhe doganave (UPC). Në të njëjtën kohë është pranuar edhe dorëheqja e ish-drejtorit, Rade Millosheviq.
Duke folur për Bullajiqin, Damjanoviq ka kujtuar se 20 ditë më parë me vendim të Qeverisë është zgjedhur ndihmës drejtor dhe se pas tij ka 20 vite punë në doganë, një bioografi e pa të meta.
“Kam vlerësuar se, duke pasur parasysh situatën, këtë funksion duhet ta kryejë dikush nga dogana”, tha Damjanoviq.

  • 1

    Radio