Sociale Më shumë

Bujqit ftohen të regjistrohen përsëri, përndryshe humbin të drejtën

Prej tvteuta10:08, 19 Mars 2016

Në agrobuxhetin e Ministrisë së Bujqësisë është paraparë që bujqëve të moshuar –meshkujt mbi 65,ndërsa femrat 60 vjeçe të ju mundësohet ndihma materiale mujore në shumën prej 50 euro.

Këshilltari për bujqësi Gani Rexha për TV Teuta tha se këtë të drejtë gjer më tani në komunën e Ulqinit e kanë shfrytëzuar rreth 450 veta,ndërkohë që  Ministria e Bujqësisë ka kërkuar nga të gjitha zyret e këshilltarëve për bujqësi në Mal të Zi , përfshirë këtu edhe komunën e Ulqinit  të bëjnë ripërsëritjen e dokumentacionit,që do të thotë, të gjithë ata bujq që gjer më tani kanë shfytëzuar këtë të mirë materiale,e humbin këtë të drejtë , nëse nuk regjistrohen përsëri.

Gjerë më tani janë regjistruar 250 bujq-deklaroi  këshilltari Rexha.

  • 1

    Radio