Bujqësia- perspektivë e zhvillimit të Gucisë

Prej tvteuta09:37, 16 Shkurt 2016

Për përparimin e prodhimtarisë bujqësore  në rajonin e Gucisë, ekzistojnë potenciale të rëndësishme të cilat duhet valorizuar përmes shfrytëzimit të formave të ndryshme të përkrahjes shtetërore, është vlerësim i përbashkët i përfaqësuesve të administratës lokale dhe të ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, nga takimi i organizuar gjatë vizitës punuese të ministrit Petar Ivanoviq në këtë komunë.

Siç është kumtuar nga ministria, mundësitë për rritjen dhe përparimin e prodhimtarisë dhe të forcimit ekonomik të banorëve të Gucisë kryesisht janë të njohura në fushën e blegtorisë, prodhimin e perimeve dhe të bletarisë, pastaj për prodhimet organike dhe për agroturizëm si dhe shfrytëzimi i resurseve  ujore dhe të përpunimit të drurit.

Janë prezantuar edhe mundësitë për fitimin e mbështetjes nga Agrobuxheti si dhe dinamika dhe koncepti i përkrahjes për investime nga Fondet e Unionit Europian.

  • 1

    Radio