Aktuale Më shumë

Bujar Nishani uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Prej tvteuta10:43, 6 Qershor 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Nishani tha se ky muaj shërben që të ketë paqe mes njerëzve dhe për tiu falur vlerave të pastra njerëzore.

“Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë Ju besimtarë myslimanë, që të lini mënjanë ndasitë, t’i bëni thirrje ndërgjegjes suaj për të përmbushur më së mirë detyrimet dhe përgjegjësitë njerëzore dhe fetare, për t’iu shmangur veseve dhe dobësive, për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit dhe të afërmve tuaj si dhe për të vënë në piedestal e për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta e të pastra njerëzore”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit.

  • 1

    Radio