Sociale Më shumë

Buburreci i kuq: Rrezikohen të gjitha palmat

Prej tvteuta19 March 2016

Gjer më tani në komunën e Ulqnit janë ekzaminuar rreth 100 palama të prekura nga buburreci i kuq “Para tre viteve kemi pasur rastet e para të këtij insekti që ka sulmuar palmat në komunën tonë, ku janë marrë të gjitha masat për parandalimin dhe zhdukjen e tyre,por nuk ka pas sukses” -shprehet këshilltari për bujqësi – Gani Rexha. Palmat janë të rrezikuara që të thahen të gjitha pasi që larva  po përhapet me shpejtësi të madhe dhe ka depërtuar në indet e palmës . Në komunën e Ulqinit llogaritet të ketë mbi 500 rrënjë.